Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj.Liza Gashi ka marrë pjesë sot në seancën online të Konferencës për të Ardhmen e Europës CoFoE (Conference on the Future of Europe), transmeton arbresh.info.
Në fjalën e saj zëndësministrja Gashi ka theksuar se Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë që asaj i takojnë, dhe se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë asnjëherë i kompletuar pa shtetet e Ballkanit Përëndimor.
Me theks të veçantë, Gashi është shprehur se shpreson në një pjesëmarrje më thelbësore në këtë platformë pan-evropiane.
“Megjithëse jemi larg fundit të kësaj rruge, ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë dhe gjithmonë të luajmë një rol udhëheqës kudo që është e nevojshme si Republika e Kosovës dhe si pjesë e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne po i afrohemi kësaj rruge për projektin pan-evropian me një angazhim domethënës” është shprehur zëvendësministrja Gashi.
Gashi ka vënë në pah rëndësinë e BE-së për të gjitha shtetet evropiane duke thënë se BE-ja, si një projekt liberal i mbështetur nga vlerat e përbashkëta evropiane, është dhe do të mbetet një model për të gjithë.
“Prandaj, forcimi i strukturave demokratike, shteti i së drejtës dhe jeta e vlerave europiane do të mbeten një faktor jetik për të gjitha shtetet e Ballakanit Perëndimor në rrugën drejt komunitetit europian” ka përfunduar Gashi./arbresh.info/
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...