Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka ‘kërcënuar’ me prishje të normalitetit në Kuvend në rast se Qeveria i merr të hyrat vetanake të viteve paraprake të komunave.
Gashi tha se kjo nuk do të lejohet të ndodhë meqë të hyrat vetanake të komunave janë të rregulluara me ligj dhe Kushtetutë.
Ai i tha ministrit Hekuran Murati se asnjë marrëveshje e ligj ndërkombëtar nuk do të kalojë në Kuvend nëse “cenohet pavarësia e autoriteteve lokale”.
“Po ju lus të mos bëni kësi skena, se po na detyroni në drejtime që janë të pakthyeshme pastaj. Ju garantoj se nuk do të ketë normalitet në këtë Kuvend nëse tentohet që të cenohet pavarësia e autoriteteve lokale. Nuk do të kalojë asnjë ligj ndërkombëtar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare. S’ka me pasë normalitet mo”, tha Gashi.
I menjëhershëm ishte reagimi i Muratit, i cili i tha se kjo çështje është diskutuar më herët në Ligjin për Buxhet, teksa theksoi se kjo veçse është vendosur nga qeveritë e mëhershme, tash thjesht po zbatohet.
“Konsideroj që diskutimi që sapo bëri deputeti Gashi tashmë kishte përfunduar në seancën për buxhetin. Argumentet i kemi ballafaquar atëherë. Çka mbetet është amendamenti i GP të LDK-së i votuar nga ky vend, të cilin ne si qeveri duhet ta zbatojmë. Nëse keni pasë problem si GP që ta përktheni atë që keni menduar në të shkruar është problem i juaj. Mirëpo, ajo që shkruhet në buxhet ne duhet ta zbatojmë, s’mund ta shkelim ligjin e buxhetit”./Arbresh.info
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...