Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar iniciativën për formimin e një ‘Mini Shengeni’ ballkanik.
Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shqiptarëve e sidomos atyre të Kosovës nuk iu shkon në interes lëvizja e boshtit Euro-Atlantik.
“Shqipëria ka bërë gabime në këtë drejtim duke nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë duke përmendur edhe qytete të Kosovës pa qenë pjesëmarrëse Kosova. Ideja e takimit të fundit në Ohër [Rama-Vuçiqi-Zaev] është e panevojshme sepse tashmë në Ballkan lëvizet pa letërnjoftime”.
Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se idenë e ‘Mini Shengenit’ ballkanik e ka dëgjuar për herë të parë nga zyrtarët e shtetit serb në një forum të partive të majta, përcjell Telegrafi.
Arben Gashi ka thënë se Edi Rama e ka iniciativë personale Mini Shengenin dhe sipas tij kjo i ngjanë një ideje të Jugosllavie të re.
“Idetë janë të njëjta. Serbia sikurse në të kaluarën që ka qenë e pa inkuadruar duke përfituar nga të gjitha palët. Edhe tani ajo dëshiron që më këtë ide të përfitoj nga Rusia dhe Bashkimi Evropian”.
Zyrtari i LDK-së ka thënë se Serbia do të jetë qendra e një zone të re tregtie nëse formohet ky organizëm.
“Ideja është e gabuar edhe në aspekt ekonomikë, politik por ideja është e gabuar në aspektin e lëvizjes gjeostrategjike të shqiptarëve. Shqiptarët nuk guxojnë të lëvizin. Me lindjen i kemi parë pasojat”, tha ndër të tjera Arben Gashi.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...