Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka reaguar pas masave të fundit të qeverisë në detyrë kundër COVID-19,
Gashi tha se për shkak të luftës personale me presidentin Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Albin Kurti po e rrezikon shtetin e së drejtës.
Ai në një postim në Facebook shkruan se kjo çmenduri, me pasoja të rënda duhet të ndalet menjëherë.
Postimi i plotë:
Prapë në lufte personale me Presidentin, Kryeministri rrezikon shtetin e së drejtës!
Autorizimet dhe përgjegjësitë e Kuvendit, Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Policisë, Gjykatave dhe institucioneve tjera te pavarura, nuk mund të uzurpohen nga Kryeministri dhe të delegohen më pas tek ministri i shëndetësisë.
Kjo çmenduri, me pasoja të rënda në precedentin që po shkakton, duhet të ndalet menjëherë!
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...