Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Arben Gashi, ka thënë se në LDK janë tejkaluar mosmarrëveshjet e brendshme.
“Raportet me strukturat partiake janë çështje të cilat tashmë janë tejkaluar”, ka thënë Gashi në televizionin Rrokum.
Ai megjithatë e pranoi se ka pasur sfida.
“Edhe pse kemi pasur sfida, mënyra të ndryshme të këndvështrimit për politikëbërjen dhe koalicionet, ato tashmë janë tejkaluar”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se për listën e koalicionit ka një angazhim të përbashkët.
“Përderisa jemi bashkë në një listë, konsideroj që janë çështje të mbyllura”, është shprehur ai.
Ai tha qe këto përfunduan me fundin e koalicionit me PDK’në.
“Nuk janë çështje personale, janë çështje të këndvështrimeve politike, të cilat kanë marrë një epilog me përfundimin e koalicionit me PDK’në”, ka thënë Gashi.
“Tani duhet të angazhohemi maksimalisht për të dalë sa më mirë LDK’ja dhe koalicioni i saj, për të maksimalizuar votën që t’i japim një mundësi Kosovës që të qeveriset ndryshe nga ajo se si është qeverisur nga PDK…”, është shprehur Gashi.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...