Avokati Tomë Gashi, në emisionin “Pressing”, ka thënë se pjesë e listës së veteranëve janë edhe shumë njerëz që s’kanë luftuar kurrë.
“Edhe pulat, jo pulat, por zogjtë e pulave që i përmend kryeministri Haradinaj, e dinë se ka persona të caktuar që kanë hyrë në lista, e në esencë janë mashtrues”, është shprehur Gashi.
Ai ka bërë thirrje që të mos përdoret termi “veteran mashtrues”.
“Nuk kemi dy lloje veteranësh, të vërtetë e mashtrues”, ka thënë ai. “S’ka të drejtë askush ta quajë askënd tjetër si veteran mashtrues”, është shprehur Gashi.
Për përfshirjen e luftëtarëve të vërtetë në listën e personave të dyshuar si mashtrues, Gashi ka thënë se bëhet fjalë për “gabime teknike, që duhet të eliminohen”.
“Listat mund të pastrohen”, ka thënë Gashi, sepse, sipas tij, bëhet fjalë për “numër jashtëzakonisht të madh”.
Sipas Gashit, qëllimi i ish-prokurorit Elez Blakaj s’ka qenë dëmtimi i UÇK’së.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...