Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Në këtë takim, ministri Gashi i bëri të ditur Apostolova se prioritet kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu, ministri Gashi theksoi se MPB është e përkushtuar për të avancuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për plotësimin e kushteve në procesin e liberalizmit të vizave.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova pasi uroi ministrin Gashi për detyrën e re, tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës