Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar hapjen e fushatës kundër Trafikimit me Njerëz, në ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz.
Zëvendësministri i punëve të brendshëm Blerim Gashani tha se aktivitetet për të parandaluar këtë dukuri do të vazhdojnë çdo ditë në 12 muajt e vitit.
“Ka pasur takimin me shkolla mbi edukimin e kësaj dukurie kemi shpërndarë materiale. Kemi mbajtut aktivitetet vetëdijesuese tek çdo institucion , trajnime. Këto nuk janë aktivitete për një muaj por për 12 muaj. Fëmijët ne situata rruge janë me te cenuar në të gjithë komunitetin. Puna e gjithsecilit është të punojmë në këtë fushë”, tha Gashani.
Ai tha se institucionet antitrafikim janë duke punar dhe në javët e ditët e ardhshme do të shihen frytet e punës, përcjell Arbresh.info
“Institucionet qe janë pjese e institucionet antitrafikim janë duke punuar në këtë çështje. Në javët e ardhshme do ti shihni frytet e kësaj pune. Sfidat globale është e rëndësishme që te parandalohen. Duhet të punojmë se bashku ne bëjmë një rreth parandalues për ti parandaluar krimet e tilla. Janë punuar shumë materiale shumë tryeza të informimit shumë diskutime në shkolla , spote informuese në televizione që nuk do të pushojnë gjatë tërë vitit”, u shpreh Gashani.
Ai në fund falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në hapjen e kësaj fushate
“Veprimet për parandalimin e trafikimit duhet të bëhen gjatë terë vitit. Dua të falënderojë partnerët ndërkombëtar , këshillin e Evropës, Giz, OSBE, Policinë, dhe Organizatat vendore. Unë ju ftoj që të punojmë së bashku për një punë cilësore kundër trafikimit me njerëz”, tha Gashani./Arbresh.info

Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje