Albin Kurti shkoi sot në Vushtrri për të kërkuar vota për Sylejman Mehollin.
Aty u shfaq bashkë me Xhafer Tahirin e LDK-së, shkruan Arbresh.info.
“Me modelin qeverisës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe me udhëheqjen e kryetarit të ardhshëm, Sylejman Mehollit dhe bashkëpunëtorëve të tij të koalicionit qeverisës, Vushtrria do të jetë komunë që e mbron familjen dhe dinjitetin shoqëror. Gratë nuk do të mbeten më të vetme me barrën e jetës familjare.”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Komuna do të ecë përpara me ekonomi që punon për qytetarin. Zona Ekonomike e Lumadhit do të zhvillohet dhe hapet për investim. Bizneset e vogla do të mbështeten, procedurat do të thjeshtohen, prodhimi do të rritet. Shkolla do të jetë qendër komunitare, e hapur për aktivitet, për dijen, për rininë dhe prindërit. Qyteti do të ketë parqe, shëtitore dhe hapësira publike të gjalla. Kjo është Vushtrria që jeton, zhvillohet dhe rritet bashkë. Bashkë më 9 nëntor, bashkë për Vushtrrinë, bashkë 105!”, shtoi ai./Arbresh.info
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...