Ish deputeti i LDK-së Gani Geci në ceremoninë e rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqi ka bërë deklarata të bujshme.
Ai fillimisht ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka dhënë para për vrasjen e Ahmet Krasniqit e shumë të tjerëve, raporton arbresh.info.
Në mes tjerash Geci gjithashtu tha se do të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale.
“Kam frikë se do të më vrasin para se të përballem me Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale, para se t’ia numëroj vrasjet. Ai së bashku me vëllain e tij vranë Ahmet Krasniqin dhe i ndanë paratë. Ai asnjë ditë nuk ka luftuar, por ka sulmuar familjet më patriotike dhe i ka vrarë”, u shpreh Geci.
I pyetur nëse do të thotë kjo se ai është dëshmitar në Gjykatën Speciale ai ka konfirmuar se po.
Madje edhe ka shfaqur një mesazh telefonik për të cilin thotë se është dëshmi se kanë bërë plan ta vrasin./Arbresh.info/

Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...