Gani Geci ka thënë se do të udhëtojë në Hagë gjatë shtatorit për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Sipas tij, arsyeja e thirrjes së tij në Hagë mund të jetë Komunikata nr.59 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Mendoj se jam i ftuar të dëshmoj për Komunikatën nr.59. Prej kësaj komunikate më janë vrarë dy shokë”, ka thënë Geci në Kanal10.
“Çështja Sandokani është sqaruar tashmë, por nëse pyetem për këtë do të dëshmoj sërish” është shprehur Geci.
Ai më tej ka treguar se rastin e Komunikatës nr.59 ia ka paraqitur edhe Prokurorisë së Kosovës.
“Ia kam paraqitur Komunikatën nr.59 ish-prokurorit Sylë Hoxha, por më ka thënë se është rast i vjetër”, ka përfunduar ai.
Në këtë komunikatë, Gani Geci ishte shpallur ‘tradhtar’ dhe ishte kërkuar likuidimi i tij.
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...