Fyerje të rënda janë bërë në drejtim të Teuta Rugovës, vajzës së ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, pasi ajo vendosi sot edhe zyrtarisht të mbështesë Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Për me tepër ajo ftoi edhe LDK-në t’i bashkohet asaj për këtë mbështetje, ndërkohë arbresh.info mëson se edhe dy deputetë të tjerë pritet t’i bashkohen Rugovës për të votuar Haradinajn.

Pas qëndrimit të shprehur në Facebook, deputeten që populli e zgjodhi për të dytën herë të jetë pjesë e legjislaturës, shumë mbështetës përdorën fjalë nga më të rëndat, si “zhabë”, dhe fyreje të tjera, në rrjetin social Facebook, aty ku ajo kishte vendosur të kumtojë detajet rreth marrëveshjes.
Pati edhe përkrahës në vendimin e saj, që mund të jetë vendimtar në formimin e institucioneve të dala nga rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Këtu e gjeni postimin e plotë dhe komentet e atyre që ndjekin Rugovën:
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës