Sonte në Fushë Kosovë është djegur një trafo e rrjetit elektrik.
Sipas Policisë së Kosovës zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:40, është pranuar informata për një incident zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Ahmeti.
Ekipet e KEDS-it dhe njësitet nga stacioni policor i Fushë Kosovës po merren me rastin. /arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës