Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e ka cilësuar si një humbje kohe fushatën që Serbia ka nisur nëpër botë me qëllim që vende që aktualisht e kanë njohur Kosovën ta tërheqin atë.
“Përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie”, deklaroi Chollet.
Ai tha se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e rëndësishme që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por shtoi se kjo gjë ka një dallim të madh me Republikën Srpska”.
“Duhet të jem i qartë, asociacioni nuk është një organ që do t’i ngjante Republikës Srpska”, tha Chollet në një intervistë për N1. /A2CNN/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli