Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka komentuar ftesën e Gjykatës Speciale për bashkëluftëtarin e tij, Kadri Veseli.
Ai ka thënë se është i bindur se Veseli dhe të gjithë luftëtarët e ftuar do të dalin me dinjitetin më të lartë njerëzor dhe do ta mbrojnë luftën e pastër të UÇK-së.
Postimi i plotë i Sami Lushtakut:
Kanë kaluar më shumë se 20 vite që nga përfundimi i luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i solli lirinë popullit të Kosovës. Ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë, themeluesit dhe luftëtarët më të mirë të saj, po vazhdojnë të hetohen nga organe të drejtësisë vendore e ndërkombëtare.
Ftesave të shumta të bëra nga prokuroria e dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale, i është shtuar edhe njeri ndër themeluesit e UÇK-së, miku e bashkëluftëtari im, Kadri Veseli.
Duke e njohur për 30 vite me radhë, ai për mua ka qenë dhe mbetet njeri i ndershëm e i drejtë, strateg e luftëtar i denjë i UÇK-së, lider i ndërtimit të paqes dhe shtetit.
Jam i bindur që Kadri Veseli dhe të gjithë luftëtarët që janë ftuar nga këto dhoma të specializuara, me dinjitetin më të lartë njerëzor, do ta mbrojnë luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...