Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë, ku në fokus të diskutimeve janë rezultatet e zgjedhjeve, të certifikuara një ditë më parë, si dhe zhvillimet politike pas tyre.
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, deklaroi se partia ka pranuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se në këtë takim do të trajtohen temat që lidhen me krijimin e institucioneve të reja.
Gruda tha se rezultati zgjedhor ka dëshmuar se asnjë subjekt politik nuk ka siguruar mbështetje të mjaftueshme për ta formuar i vetëm qeverinë, ndaj, sipas tij, krijimi i institucioneve kërkon marrëveshje politike.
Ai bëri të ditur se në takimin me Kurtin do të diskutohet jo vetëm për formimin e institucioneve, por edhe për çështjen e presidentit të vendit.
Në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së pritet të shqyrtohen edhe qëndrimet e partisë lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe hapat e mëtejmë në procesin e konstituimit të institucioneve./Klan Kosova
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...