Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovë ka paralajmëruar partitë politike që nëse rritet numri i të infektuarve do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore deri në parashtrim të padisë për rrezikim të shëndetit të përgjithshëm të popullatës e në veçanti të punëtorëve shëndetësor.
FSSHK, ka shtuar se punëtorët shëndetësor janë 4 deri në 5 herë më të ekspozuar(rrezikuar) ndaj infektimit se pjesa tjetër e popullsisë.
Njoftimi i plotë:
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me shqetësim është duke përcjellë tubimet publike të partive politike garuese në zgjedhjet e parakohshme të cilat nuk i përmbahen masave të përcaktuara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës si dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, duke rrezikuar në masë të madhe shëndetin e popullatës në përgjithësi dhe punëtorëve shëndetësor në veqanti sepse studimet e fundit në Britaninë e Madhe kanë treguar se punëtorët shëndetësor janë 4 deri në 5 herë më të ekspozuar(rrezikuar) ndaj infektimit se pjesa tjetër e popullësisë.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...