Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas paralajmërimit për trazira sociale nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre në Ligjin për pagat në sektorin publik, tash ka kërkuar edhe dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit, shkruan arbresh.info.
“Pas lajmit të publikuar në media shprehim indinjatën tonë të thellë se Ju si Ministër nuk reagoni për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësor. Andaj nga ky moment pasi që Ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje në reagimin e tyre thuhet se Latifi nuk ka interesim për shëndetësi.
“Z. Ministër, Ju keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh, por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...