Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së njoftojnë se të hënën do të mbahen ceremonia e pranim-dorëzimit të automjeteve ushtarake të blinduara, të tipit M 1117 ASV (Armored Security Vehicle).
Kjo ceremoni do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, të hënën, me datë 30 gusht 2021, nga ora 11:00, transmeton arbresh.info
Me këtë rast, do të marrin pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Gjithashtu, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe ndërkombëtare.
Mehaj para disa dite ka njoftuar se këto automjete janë sistem shume i rëndësishëm i kapaciteteve tona ushtarake.
““Një ndër objektivat e mi operacional afatshkurtër është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit”. Së shpejti, këto automjete të blinduara taktike do të jenë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të aftësive tona ushtarake, ka shkruar Mehaj në një postim në Twitter./arbresh.info/
One of my short-term operational objectives is military strength and capacity to carry out defensive and operational peacekeeping operations and stability. Soon, these tactical armored vehicles will be an important part of our developing military capabilities! ??#IDEF21 pic.twitter.com/mRO4MnVFFn
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) August 20, 2021
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...