Në ceremoni të veçantë, sot në Kazermën “Adem Jashari”, pas katër vite studime akademike, diplomoi Gjenerata 2022 e kadetëve të Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark” e Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, thuhet në një komunikatë.
Në ceremoni të diplomimit, morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, personalitete institucionale, politike, diplomatike, e ushtarake vendore dhe ndërkombëtare, ushtarakë e zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe familjarë të kadetëve të diplomuar.
Me këtë rast, para të pranishmëve, fjalim mbajti Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili vlerësoi lartë këtë të arritur, jo vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, por edhe për gjithë qytetarët e vendit, shtetin dhe institucionet e saj.
Ai porositi oficerët e rinj që të gjitha njohuritë akademike dhe shkathtësitë profesionale të fituara t’i orientojnë në shërbim të forcës për të avancuar edhe më shumë dedikimin e shenjtë për mbrojtjen e vendit, respektivisht lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të tij. Gjithashtu, ai theksoi se të gjitha këto duke u udhëhequr nga vlerat më të larta të ushtarakut, dhe duke kujtuar gjithmonë të kaluarën tonë të lavdishme dhe bartësit e saj brez pas brezi.
Në kuadër të programit, përveç ndarjes së diplomave, u publikuan edhe emrat e instruktorit dhe kadetit më të dalluar. Kadeti më i dalluar për Klasën 2022, u shpall kadet Korab Seferi, kurse instruktori më i dalluar, u shpall Toger Premtim Shaqiri, të cilët pranuan medaljet nga Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari./arbresh.info/


Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...