FSK rinisë kërkimet për dy policët e zhdukur

09:00 | 1 Maj 2018
V. S.

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë rinisur kërkimet për dy policët e zhdukur, raporton Indeksonline.

Dy pjesëtarët e PK-së, Armend Trena e Malësor Dashi po kërkohen që nga e shtuna, pasi pësuan aksident në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.

Deri më tani janë gjetur vetëm pjesë të veturës zyrtare policore me të cilën kanë udhëtuar Trena e Dashi, si dhe pjesë  të kokës.

Në ndihmë për kërkimin e policëve përveç policisë dhe FSK-së, dje kanë edhe edhe KFOR-i, po ashtu klubi i zhytjes “Trepça”, por  edhe qytetarë të shumtë./Indeksonline/