Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar donacion me materiale mbrojtëse anti-Covid, nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë.
Lajmi është bërë i ditur nga FSK përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Në kuadër të bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë sot është pranuar një donacion me materiale mbrojtëse Anti “Covid 19”.
Shefi i Shtabit të FSK-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe Drejtori i Qendrës Mjekësore të FSK-së, Dr. Shkelzen Syla falënderuan Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Gjeneral Brigade Jorg Rüter për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Federale e Gjermanisë i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes e Republikës Federale të Gjermanisë në vazhdimësi që nga fillimi i pandemisë “Covid 19”ka ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës me pajisje mbrojtëse dhe medikamente të nevojshme për të lehtësuar përballimin me pandeminë./arbresh.info/
Të shtënat që i morën jetën 2 studentëve në universitetin Br...
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve pë...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin