Me ftesë të ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë Ante Kotromanovic, në hapjen solemne të Panairit Ushtarak Ndërkombëtar, që po mbahet në Split, po merr pjesë edhe ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli me një delegacion të FSK-së.
Hapja solemne e Panairit të industrisë ushtarake,ushtrimit detar dhe konferenca u bë sot,në Split, në arena Spaladium,ku po marrin pjesë ministri i Mbrojtjes së Kroacisë Ante Kotromanoviq,shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë gjenerali Drago Lovriq, ministri i FSK-së, Haki Demolli, ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, ministri i Sllovakisë si dhe shumë delegacione ushtarake të ushtrive të rajonit dhe botës.
Gjatë mbajtjes së panairit të armëve në Split, u mbajt edhe një demonstrim ushtarak i Forcave të Armatosura të Kroacisë, me pjesëmarrjen e forcave detare, ajrore,etj.
Ekspozita e industrisë ushtarake po mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kroacisë, dhe në të cilën po marrin pjesë më shumë se 119 kompani vendore, rajoni dhe bota, organizuar nga “TNT ProductionInc” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë qëndrimit në Kroaci, ministri Demolli do të ketë takime me Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë Ante Kotromanoviq si dhe me personalitet civile dhe ushtarake të shteteve pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Armëve në Split.
Panairi do të jetë i hapur tri ditë, ku vizitorët do të jenë në gjendje për ti parë të arriturat e fundit në zhvillimin e pajisjeve ushtarake dhe armëve më moderne.
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë