Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se trupat e FSK-së sapo e kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando me ushtrinë e Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se stërvitja ka zgjatur tre ditë dhe është realizuar me qëllim të forcimit fizik dhe psikologjik të ushtarëve në kushte aspak të lehta.
Postimi i plotë:
Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë sapo përfunduan stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.
Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës.
Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.
Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë!/Arbresh.info
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...