Kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare( GK) të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses operacionet e pastrimit të fushave të minuara dhe fushëbetejave për vitin 2023.
Me rastin e përfundimit të operacioneve të deminimit në poligonin në Babaj Bokës është organizuar operacioni i asgjësimit të mjeteve shpërthyese nga ekipet e EOD së FSK-së në bashkëpunim me ekipet e EOD të KFOR-it Amerikan, Rumun dhe Finlandez.
Komandanti i GK, gjeneral brigade Naim Haziri ka përgëzuar dhe falënderuar ekipet e EOD së FSK dhe KFOR-it për punën e jashtëzakonshme në eliminimin e mjeteve shpërthyese që rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Kompania e Deminimit do të vazhdoj me detyrat e saj deri në pastrimin final të çdo sipërfaqe të kontaminuar me mina dhe mjete eksplozive në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...