Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në stërvitjen e njohur shumëkombëshe “Saber Junction 2022” i mbajtur në Zonën e stërvitjeve ushtarake të forcave amerikane Hohenfels në Gjermani.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.
Mehaj tha se kontingjenti i FSK-së, së bashku me 4400 trupa ushtarake të forcave amerikane si dhe aleatëve dhe partnerëve të saj, me sukses kanë ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse gjatë stërvitjes shumëkombëshe së përvitshme “Saber Junction 2022”, shkruan arbresh.info.

“Në Qendrën e Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë të Komandës së Trajnimit të Ushtrisë së 7-të të Forcave Amerikane, si pjesë e planeve të stërvitjes së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, kjo stërvitje mbahet për të vlerësuar gatishmërinë e njësive me bazë evropiane, si Brigada e 173-të Ajrore ‘Sky Soldiers’, për të ekzekutuar, të unifikuar operacionet tokësore në një mjedis të përbashkët, të kombinuar me vendet aleate dhe partnere pjesëmarrëse”, shkruan Mehaj.
Më tej, Mehaj ka thënë se “Komanda e 7-të e Stërvitjes së Ushtrisë Amerikane dhe qendra e saj e trajnimit luftarak, Qendra e Përbashkët Shumëkombëshe e Gatishmërisë, janë të pozicionuara në mënyrë unike në Evropë për të pritur në mënyrë rutinore këto lloje të stërvitjeve shumëkombëshe gjatë gjithë vitit për të ndërtuar gatishmërinë e ushtrive dhe kombeve partnere”.
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit