Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka parakaluar dhe performuar sot në sheshin e Prishtinës me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Shkaku i motit të papërshtatshëm që po mbretëron në vend, këtë ngjarje nuk e përcollën shumnë qytetarë, dhe performanca ishte relativisht e shkurtër.
Ndërkaq, për Ditën e Çlirimit të Kosovës, tre krerët e shtetit, Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari kanë bërë homazhe te varret e legjendarëve të Jasharajve në Prekaz, te veprimtari Adem Demaçi dhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s në Kosovë.
Sot janë bërë 24 vjet nga çlirimi i Kosovës nga okupatori gjakatar serb, ku u larguan forcat serbe përfundimisht nga Kosova dhe u vendosen mbi 50 mijë trupa të NATO-s dhe të administratës së përkohshme të Kombeve të Bashkuara./Arbresh.info




Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...