Me paraqitjen e rasteve me COovid-19 në Kosovë, Forca e Sigurisë së Kosovës ngriti gjendjen e gatishmërisë operacionale.
Ndonëse me aktivitet të shtuar, FSK nuk pranoi të përfitojë nga pako e qeverisë e cila ndau nga 300 euro pagesë shtesë për punonjësit e sektorëve esenciale.
Këtë veprim FSK-ja e bëri në shenjë solidariteti.
Krahas refuzimit që të marrin pagë shtesë, ata nuk kursyen veten.
Arben Ibishi ka bartur gjatë periudhës së pandemisë qytetarët nga aeroporti “Adem Jashari” për në qendrat e karantinimit.
Zëvendëskomandanti i FSK-së, Enver Cikaqi tha se FSK vendosi në gatishmëri personelin, pajisjet dhe sistemet për të mbrojtur qytetarët nga përhapja e virusit.
Mjetet që do të ndaheshin për ta, zyrtarë të FSK rekomanduan që të adresohen për nevoja të tjera të shtetit
Forca e Sigurisë së Kosovës ka pasur edhe ekipe shtesë në gatishmëri të cilat do të aktivizoheshin në rast nevoje me qellim që të plotësojnë misionin e tyre në shërbim te qytetarëve./t7
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit