Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u trajnuar me ushtrinë britanike në Belize.
Me anë të një postimi në Facebook , Maqedonci ka publikuar edhe fotografinë e ekipit të FSK-së, i cili po trajnohet në testimin e aftësive bazë të ushtarëve për të operuar në mjediset më të vështira.
“Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u trajnuar me Ushtrinë Britanike në Belize në testimin e aftësive bazë të ushtarëve për të operuar në mjediset më të vështira duke u integruar me partnerët tanë të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ministri./Arbresh.info
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...