Ministri i FSK-së, Haki Demolli ka deklaruar se janë në pritje të aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur.
Ai në konferencën “FSK dhe Partnerët”, thënë se qëllimi kryesor i konferencës është intensifikimi i bashkëpunimit ministrisë që ai drejton dhe partnerëve të saj.
“FSK po vazhdon të përmbushin detyrat dhe misionin konform mandatit që u përcaktojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese. Kur jemi tek rrafshi kushtetues dua të iu njoftoj se MFSK së bashku me partneret strategjik që një kohë po punon në hartimin e strategjisë të integrimin në FSK të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë. Ne po vazhdojmë të punojmë në analizimin e kapaciteteve të së ardhmes dhe ndonëse jemi në pritje të vendimit politik, pra aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, ne në vazhdimësi së bashku me ekipin këshillues të NATO-së kemi punuar në mënyrën më transparente të mundshme në planifikimin dhe përgatitjen e tërësishme për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi tejet të rëndësishëm për vendin tonë, njëhërit dhe njëri prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës”, tha ai.
Kurse, komoandati i FSK-së, Rrahman Rama tha se gjatë kësaj periudhe si forcë kanë shënuar arritje të mëdha, bazuar në standardet e NATO-s.
“I kemi hartuar planet e veprimet kurdo që merret vendimi politik për transformimin e FSK-së, ne jemi të gatshëm. Askush s’do të bëjë diçka pa koordinim me partnerët tanë. Synim dhe qëllim është që të jemi pjesë e NATO-s. Qëllimi kryesor është që të ndrisim profesionalisht forcën tonë dhe të jemi kontribuues të sigurisë”, tha ai.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...