Google ADS

FSK merr lëvdata nga NATO për angazhimin në strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë

17:02 | 7 Shtator 2021
Përparim Bublaku

FSK me aftësitë dhe kapacitetet e specializuara operacionale të saj, prej datës 29 gusht të këtij viti, është e angazhuar në operacionin humanitar shumëkombësh të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, për transportin, pritjen, akomodimin dhe sigurinë e refugjatëve afgan.

Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar efektivat e specializuar të rendit, sigurisë, mjekësisë, të mbështetjes logjistike dhe transportit të FSK-së në kuadër të Task-Forcës së përbërë nga institucionet qeveritare vendore, si pjesë e operacionit përkatës.

Ministri Mehaj ka përcaktuar me prioritet, angazhimin e të gjitha aftësive dhe kapaciteteve operacionale në dispozicion për Task-Forcën për realizimin e suksesshëm të këtij operacioni.

Besimi i partnerëve tanë strategjik në aftësitë dhe profesionalizimin e FSK-së, për të qenë pjesë e operacionit të përbashkët, është shumë domethënës.

Gjithashtu, shumë i rëndësishëm është edhe vlerësimi shumë i lartë i autoriteteve përgjegjëse të NATO-s për performancën e deritashme të treguar nga efektivat e FSK-së për operacionin në Kosovë, FSK, sikur edhe më parë, edhe në operacionin aktual, dëshmon fuqishëm nivelin e gatishmërisë operacionale për ndërveprim të suksesshëm me forcat aleate në operacionet e ardhshme humanitare shumëkombëshe dhe operacione tjera të paqes.

Deri sa operacioni është duke u realizuar me sukses, ministri Mehaj shprehë vullnetin e fuqishëm që të vazhdojë përkrahjen e plotë për NATO-n.

Gjithashtu, ai shprehë qëndrimin e fuqishëm se sikur tani dhe në secilën situatë tjetër, Republika e Kosovës, qytetarët dhe ushtarët e saj do të jenë në përkrahje të pakursyer të SHBA-së, si partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik.

Angazhimi me përkushtim maksimal në operacionin humanitar për pritjen e refugjatëve afgan, përveç përkushtimit të veprimit në aleancë me partnerët tanë, është edhe demonstrim i vlerave kulturore, historike të mikpritjes tradicionale të shqiptarëve me moton “Shtëpia e jonë është e Zotit dhe mikut”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale