15 kadetë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) sot diplomuan në nivelin bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shkruan Arbresh.info.
Në këtë rast, Maqedonci i përgëzoi kadetët për arritjen e tyre akademike në programin civil të studimeve, duke uruar që gjithmonë faqebardhë të kryejnë detyrën e tyre fisnike për mbrojtjen e atdheut.
“Sot diplomuan në nivelin Bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës pesëmbëdhjetë kadetë të FSK-së, profesionalizmi i të cilëve do t’i shërbej zhvillimit të ushtrisë sonë.”, ka shkruar ai.
“Përgëzime për arritjen akademike të ushtarakëve tanë në programin civil të studimeve, dhe qofshin gjithmonë faqebardhë në detyrën fisnike për mbrojtjen e atdheut.”, shtoi ministri Maqedonci./Arbresh.info/
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë