Ushtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnimin e përbashkët me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR-it, në Komandën rajonale – Lindje.
Stërvitja u bë duke bartur ngarkesë të nxehtë dhe të ftohtë me helikopterë “UH-60M Blackhawk” së bashku me ushtarakët gjermanë dhe aviatorët amerikanë.
“Trajnimi lejon njësitë tokësore dhe ekuipazhet e fluturimit të kuptojnë më mirë nevojat dhe aftësitë e misionit të njëri-tjetrit”, thuhet në njoftim të KFOR-it.
Sipas KFOR-it, ushtarët e FSK-së vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të qëndrojnë të përgatitur për operacionet e futjes së ajrit, qofshin ato për reagime emergjente, qoftë për patrullime të vijës kufitare administrative.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...