Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, kanë filluar realizimin e ligjëratave për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme të ulët në Komunat e Kosovës.
Sipas njoftimit për media, këto ligjerata kanë për qëllim ngritjen e vetëdijësimit të nxënësve për rrezikun që shkaktojnë minat dhe mjeteve tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera që ndodhen në territorin e Kosovës që nga lufta e fundit.
“Ky projekt realizohet në bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorive Komunale të Arsimit dhe do të mbahet për të gjitha komunitetet me qëllim të parandalimit të incidenteve me mina apo mjete tjera të pashpërthyera, të cilat gjinden në Kosovës dhe paraqesin rrezik për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shte...
Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar