Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me kryetarin e komunës së Kastriotit Xhafer Gashi, dhe zëvendës ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala kanë vizituar sot fshatin Plemetin të komunës së Kastriotit, ku në mënyrë simbolike filluan aksionin e pastrimit të ambientit në shënimin e “Ditës së Tokës”.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, ka përgëzuar pjesëtarët e xhenios të FSK-së, të cilët janë angazhuar në pastrimin e ambientit të fshatit Plemetin të banuar edhe me pjesëtarë të komunitetit serbë, romë, etj.
Kryetari i Kastriotit falënderoi angazhimin e FSK-së, në ndihmë komunës së tij.
FSK-ja në pastrimin e ambientit në fshatit Plemetin dhe Babin Most ka angazhuar në terren 2 ngarkues dhe gjashtë kamionë me gjithsej 12 pjesëtarë të FSK-së, të cilët kanë bërë pastrimin e dy vendeve të mbeturinave. Ky aktivitet është realizuar edhe në bashkëpunim me komunën e Kastriotit.
Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK
Kurti paralajmëron takim me liderët e opozitës për çështjen ...
“Ia dhashë 28 dhjetorin për zgjedhje”, Kurti i kundërpërgjig...
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...