Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka nisur sot operacionin humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave.
Sipas njoftimit, kjo ka për qëllim sigurimin e zonave nga mjetet e pashpërthyera, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do jenë të angazhuara në pastrimin e tri lokacioneve në territorin e Republikës së Kosovës: në fshatrat Muradem dhe Maja e Cvilenit të komunës së Prizrenit si dhe në Parkun e Lirisë në Ferizaj dhe gjithashtu do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët”, shkruhet në njoftimin e FSK-së, në Facebook.
Këto operacione siç thuhet, janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSK-së për të siguruar një mjedis të sigurt për qytetarët dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...