Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur një sukses të madh ndërkombëtar duke u dekoruar me Medaljen e Argjendtë në Garën “Cambrian Patrol”, të organizuar nga Ushtria Britaneze. Në këtë garë sfiduese morën pjesë gjithsej 118 ekipe, përfshirë 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të botës.
“Cambrian Patrol” konsiderohet si një nga garat më të vështira ushtarake në botë, ku ekipet testohen në aftësi taktike, operacione mjekësore dhe ushtarake, rreziqe CBRN, kalim të fushave të minuara, pengesa ujore, rikonicion dhe përballje me situata të burgosurve.
Ekipi përfaqësues i Kosovës, nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë, tregoi një nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi gjatë gjithë garës, duke dëshmuar përgatitjen dhe seriozitetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Çmimet për ekipet pjesëmarrëse u ndanë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, Gjeneral Sir Roly Walker. Nga ana e Kosovës, në ceremoninë zyrtare morën pjesë Atasheu i Mbrojtjes Kolonel Agron Bajrami, Komandanti i Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë Nënkolonel Jaser Mulla, si dhe Rreshter majori Komandues Fehmi Lulaj.
“FSK vazhdon të përfaqësojë me dinjitet Kosovën në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare ushtarake, duke ndërtuar partneritete dhe duke rritur kapacitetet profesionale të saj’, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve