Në kuadër të partneritetit strategjik ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovas, një delegacion nga FSK-ja ka marrë pjesë në Konferencën Planifikuese për koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për periudhën 2025-2027.
Konferenca u zhvillua në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bazuar në udhëzimet dhe angazhimet e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovas, gjeneral major Stephen Osborn.
Delegacioni i FSK-së u kryesua nga Shefi i G3/7 të Shtabit të Përgjithshëm, Astrit Haliti, dhe përfshiu përfaqësues nga departamentet G1, G4, Rreshter Majori i FSK-së dhe përfaqësues nga Komanda për Forcën Tokësore.
Gjatë kësaj konference, u rishikuan dhe rifreskuan planet për trajnimet dhe aktivitetet për vitet 2025-2026, ndërsa u përfshi për herë të parë edhe viti 2027 në mbështetje të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, njofton FSK-ja përmes një postimi në Facebook.
Planifikimi përfshinte aspekte të rëndësishme si: manovrat, mbështetjen logjistike, personelin, komunikimin dhe kibernetikën, shëndetësinë, si dhe zhvillimin e liderëve dhe kanalin e nënoficerëve.
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...