Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se gjenerata 07/2022 përfundoi me sukses kursin e avancuar për lider në shkollën e nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Mehaj në Facebook ka njoftuar se ky kurs është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit amerikan për nënoficerë, dhe ka për qëllim përmirësimin e lidershipit, aftësitë teknike, ekspertizën taktike dhe përvojën e nevojshme për të udhëhequr skuadrën.
“Shumë urime të certifikuarëve e vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar Mehaj. /arbresh.info/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...