Dyert u hapen. Ky vend me një pamje të mrekullueshme ndodhet në fshatin Kukaj, në dalje të Prishtinës.
I njohur për mbajtjen e festivalit Etno Fest, ky fshat tash e 11 vite po kultivon traditat tona kulturore.
E për dallim nga vitet tjera, këtë vit festivali Etno Fest do të jetë vit përmbyllës i afirmimit të trashëgimisë sonë kulturore.
Drejtorit i përgjithshëm i Etno Festit, Fadil Syla, para kamerës së portalit arbresh.info tregon se si ka lindur ideja për hapjen e këtij festivali.
Festivali këtë vit do të filloj nga 20 gushti dhe do të zgjas pesë ditë.
Tema që do të trajtojë këtë vit lidhet me gruan dhe diellin.
Ky festival synon që viteve tjera arti dhe kultura shqiptare me qenë frymëzuese edhe për rajonin dhe kulturën evropiane.
Dyert e këtij vendi me një pamje të mahnitshme janë të hapura çdo ditë për vizitorë./Mira Avdimetaj/arbresh.info/



Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in