Mungesa e energjisë elektrike është bërë shkak që banorët e fshatit Dragoc ta braktisin këtë vend.
Ka të tillë që kanë investuar me shpresën që një ditë do të rregullohet kjo çështje, por në KEDS thonë se nuk e kanë parë të arsyeshme shtrirjen e rrjetit elektrik në këtë zonë, raporton KTV.
Ajete Ibrahimi kishte investuar rreth 80 mijë euro për këto makineri për prodhimin e produkteve të ndryshme bimore.
Por ajo nuk ka mundur asnjëherë t’i shfrytëzojë këto pajisje, shkaku i mungesës së energjisë elektrike në fshatin Dragoc.
Ibrahimi thotë të kenë kërkuar vite me radhë nga KEDS-i që t’ua rregullojnë çështjen e energjisë elektrike, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.
Ajo shton se nëse ky fshat do të kishte energji elektrike, do të kishte punësuar edhe disa punëtorë në këtë punëtori.
“Që nga paslufta, fshati Dragoc i Komunës së Prishtinës nuk ka fare energji elektrike dhe kjo ka bërë që banorët ta braktisin këtë vend.”
Zëdhënësi i KEDS-it nuk ka pranuar të dalë para kamerës, por shkurt, nëpërmjet telefonit, ka thënë se nuk e kanë parë të arsyeshme të shtrijnë rrjetin në këtë fshat.
Pikërisht për shkak të mungesës së banorëve në atë fshat nuk është investuar, ka thënë Viktor Buzhala.
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...