Fshatërat e Shalës së Bajgorës po përballen edhe më ndërprerjet e rrymës përveç izolimit nga koronavirusi.
Banorë të këtyre fshatrave të Mitrovicës kanë treguar se tash e dy ditë po përballen me ndërprerje të rrymës ani pse sipas tyre nuk ka prishje.
Ata thonë se kanë telefonuar në KEDS për t’i ditur arsyet por nuk kanë marrë përgjigje të saktë për ndërprerjet e rrymës që po ndodhin.
“Kemi telefonuar në KEDS, mbrëmë na thanë ka pasur prishje, por nuk ka pasur, është vërejtë ndërprerje sistematike, sot kemi telefonuar përsëri na thanë se nuk janë në dijeni për këto ndërprerje”, tha G.B, banorë i këtyre fshatrave.
Në anën tjetër KEDS ka lajmëruar se po përballet me problemet e dëmtimit të rrjetit për shkak të zjarreve, por banorët raportojnë se në këto fshatra nuk ka pasur probleme të tilla.
Banorët tregojnë se ndërprerjet janë edhe të gjata, por edhe të shpeshta, kështu ata thonë se po u pamundësohet ndjekja e mësimit online për fëmijët e tyre por edhe puna nga shtëpia.
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë