Dëshirojmë të sigurojmë një shtet të së drejtës ku të gjithë të ndihen të qetë dhe të barabartë para ligjit, atë të qetësi që njëherë e një kohë e ka promovuar presidenti Rugova.
Kështu u shpreh sot para qytetarëve të Shtimes, kandidati i koalicionit LDK-AKR për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, Avdullah Hoti.
Hoti tha se LDK-AKR tashmë është fitues në bazë të analizave vendore e ndërkombëtare, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi themeluar një koalicion që është i jashtëzakonshëm sepse është i natyrshëm sepse janë bërë bashkë njerëzit më të mirë që ka Kosova. Jam i nderuar që më është besuar që t’i prijë kësaj liste. Do jemi bashkë në ndërtimin e një shteti demokratik, shtet që punon në mirëqënien e qytetarëve. Është listë e zotimeve që kemi marrë si koalicion pëe tu siguruar që përmirësojmë jetën e qytetarëce. Jemi të dëshmuar, kemi promovuar një zhvillim tri herë më të madh se që e kemi gjetur”, u shpreh Hoti./Arbresh.info.
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...