Nga dita e diel do të ketë më shumë vransira dhe qarkullim më të mirë ajror, që mban indeksin e cilësisë së ajrit kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.
Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
31.07 – Më freskët e me erë. Herët në mëngjes vransira dhe reshje të dobëta shiu, të shoqëruara edhe me bubullima. Ditën vransira e intervale me diell, aty këtu me riga lokale shiu, e deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.
1.08 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.
2.08 – Kryesisht me diell, pasdite vransira kalimtare.
3.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.
Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në 14C të hënën. Maksimalet nga 34C, të shtunën, zbresin në 27C, ditën e diel. Më pas luhaten përreth vlerave mesatare ndërmjet 28C e 30C.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatarisht të fuqishme 5-16m/s.
Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e më pas gradualisht me tendencë të rritjes.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA