Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqi i ka komentuar sërish akuzat që dikur i bënte Haki Abazi ndaj VV-së për vrasjen e Astrit Deharit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruajtur se nuk e di se si do të reagonte Dehari po të dëgjonte shokët që ia shpallin vrasës, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Plot entuziazëm qëndrese shprehte fytyra e Astritit, kur e pamë për herë të fundit në sallën e gjyqit që na u montua.
Për mua, Adean, Atdheun dhe Egzonin do të mbetet përherë në kujtesë përshëndetja e fundit me të. Do të na shërbente gjatë si burim qëndrese në ato kohë jo të lehta.
S’di çka do të thoshte sot Astriti po të dëgjonte që shokët ia shpallën vrasës.
S’di qysh do të ndihej po ta dinte që sot në emër të tij po flet Haki Abazi që atëbotë s’la gjë pa thënë për të e për ne.
S’di si do t’i përgjigjej heshtjes poshtëruese të aktivistëve të VV-së të cilëve Haki Abazi po ua përcakton tregimin mbi vdekjen e Astritit.
S’di sa do të dëshpërohej kur Isën e Skender Hysenin i falën pa u kërkuar as më të voglin sqarim.
Po them që s’di si do të ndihej ai, sepse unë kurrë nuk do te flas në emër të tij. Me asnjë çmim e për kurrëfarë qëllimi nuk do ta përdori Astritin. Sepse jam thellësisht i neveritur nga përdorimi që po i bëhet prej atyre që as dy orë të jetës s’i kanë ndarë me të.
As s’e kanë dashur Astritin. As nuk e duan drejtësinë për të.
Instrumentalizim i turpshëm politik.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim