Një shqiptar nga Kosova është kthyer në hero në Francë, pasi ka mundur që të parandalojë një sulm me armë, i cili mund të kishte përfunduar me shumë viktima.
Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimeve të viteve në një lokal nate në Avallon të Francës, ku një person i armatosur hyri në ambientet e një diskoteke.
Fillimisht ai e la armën jashtë dhe më pas futet në diskotekë, por në këtë moment truproja e këtij ambienti, i cili është shqiptari nga Kosova, Bujar Muli, ka reaguar dhe e ka goditur me grushte agresorin duke arritur që ta ndalojë.
Më pas ai është ndihmuar nga disa persona të tjerë për të neutralizuar të riun që kishte ndërmend të kryente sulmin, derisa ka mbërritur policia.
Në fillim policia ka tentuar të arrestojë Mulin, pasi kanë menduar se ai është agresori, por personat që ndodheshin aty kanë sqaruar situatën dhe më pas personi me kallashnikov është vënë në pranga.
“Falënderimi i takon Allahut që na mundësoi të dalim fitimtarë. Një person vjen me kallashnikov në diskotekë, por falë Zotit dolëm me faqe të bardhë. S’ka lojë me ne Shqiptarët”, shkruan shqiptari sipër videos, të cilën e ka postuar në profilin e tij në “Facebook”.
https://www.facebook.com/bujarmuli/videos/2314440868622819/
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...