Njoftimin për largimin e barrikadave në veri të Kosovës e ka mirëpritur Franca, të cilat nga 10 dhjetori kanë pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Kështu thuhet në një komunikatë për media e lëshuar nga ministria e Punëve të Jashtme të Francës, në të cilën është falënderuar përpjekja e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për çbllokimin e rrugëve në katër komunat e veriut.
“I bëjmë thirrje autoriteteve kosovare dhe serbe që të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv për të ulur tensionet në terren dhe për të përparuar drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatën e ministrisë.
Po ashtu, Franca ka kërkuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet paraprake.
“Të gjitha angazhimet e marra në kuadër të këtij dialogu duhet të zbatohen”, vijon njoftimi.
Disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak./arbresh.info/
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...