Shteti i Francës ka dhuruar për Kosovën 117 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19. Dozat e vaksinës janë nga kompania farmaceutike Pfizer.
Këtë e bëri të ditur presidentja Vjosa Osmani, e cila, në emër të qytetarëve, e falënderoi presidentin dhe popullin francez për donacionin.
“Angazhimi ynë institucional për luftimin e pandemisë është fuqizuar vazhdimisht përmes përkrahjes së partnerëve e aleatëve tanë”, shkroi presidentja në një postim në Facebook.
“Franca, dhe njëherë përgjatë këtij rrugëtimi sfidues, u dëshmua si një vend mik e solidar”, u shpreh tutje Osmani, transmeton Klankosova.tv.
“Kosova ka arritur një nivel të mirë të vaksinimit dhe qytetarët tanë kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë kolektive e vetëdijesimit. Por, kemi ende punë përpara. Siç u dëshmua në vende të tjera, doza e tretë është e domosdoshme për ta parandaluar një valë të re infektimesh”.
“Në prag të festave të fundvitit, dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes dhe më të dashurve tuaj është ruajtja e shëndetit tuaj. Andaj, ju lutem, vaksinohuni!”, përfundoi presidentja.
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...