Në tri gjuhë, në frëngjisht, në shqip e në serbisht, është shkruar miratimi i shtetit francez për Ushtrinë e Kosovës.
Në një njoftim për media, përmes Ambasadës së saj në Prishtinës, Franca ka thënë se e njeh miratimin e tri ligjeve nga ana e Kuvendit të Kosovës.
“Franca njeh miratimin e ligjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat parashikojnë tranzicionin e saj gjatë një dekade”, thuhet në njoftim.
Më tej, Franca thotë se “dëshiron mbetjen në fuqi të marrëveshjeve me KFOR-in lidhur me praninë e FSK-së në veri të vendit”.
“Ajo i bën thirrje Kosovës që të rifillojë sa më shpejt dialogun me Serbinë me qëllim të arritjes së normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Përkrahje të parezervë FSK-së në ushtri i ka dhënë SHBA-ja, derisa pro është shprehur edhe Gjermania.
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...