Në aktakuzën e bërë publike nga Gjykata Speciale, përmes së cilës akuzohen, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Rexhep Selimi, përmendet krimet e pretenduara që kanë kryer ish udhëheqësit e UÇK-së.
Mes pikave të aktakuzave, ky dokument i speciales përmend edhe krimet ndaj katolikëve që thuhet se i ka bërë UÇK-ja. Një konstatim i tillë ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë, duke akuzuar Hagën se po bënë përpjekje për të krijuar ndarje mes komuniteteve. Ish udhëheqësit e UÇK-së, kanë thënë se në luftë nuk ka pasur ndarje mes feve.
I vetmi përkushtim i tyre ka qenë lufta për çilirimin nga Serbia. Këtë gjë e vërteton më së miri edhe një fotografi e bërë publike ku shihet Nasim Haradinaj me disa pjesëtarë të UÇK-së. Haradinaj siç shihet në foto ka të varur në qafë një kryq që ia ka dhuruar një ish pjesëtar i UÇK-së katolik me emrin Anton.
Kryqi në këtë foto nuk shihet mirë por historia e këtij simboli katolik të varur në qafën e një ushtari myslimanë tregon se Haradinajt i është dhuruar për ta ruajtur nga të këqijat që mund t’i sillte lufta.

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...